Futbolli në krizë ekonomike, FIFA u jep Federatave të Futbollit fondin e majmë!

schedule20:37 - 31 Mars, 2020

schedule 20:37 - 31 Mars, 2020

Plot 2.5 miliard euro do të japë FIFA për Federatat e Futbollit në të gjithë botën, duke u munduar të konpensojë sado pak krizën ekonomike të krijuar nga Koronavirus.

“The New York Times” raporton se FIFA ka gati një plan “Marshall”, një term i përdorur rëndom në botën e ekonomisë. 3.5 miliard eurot pritet të ndihmojë jo pak Federatat e Futbollit, si dhe klubet, që nuk po arrijnë të likuidojnë çdo shpenzim të tyrin.

Shumë klube të mëdha rreth Europës, kanë vendosur të veprojnë vetë, duke iu ulur rrogat lojtarëve me dakordësim. Barcelona, Bayern Munchen, Juventus e shumë klube të tjera, kanë ulur një përqindje të konsiderueshme shpenzimesh. Futbolli po kalon një periudhë të vështirë…/abcnews.al