Bota e futbollit është bllokuar nga koronavirusi. Vetëm në Bjellorusi po luhet ende futboll, por ajo është histori tjetër. Futbollistë të ndryshëm e kanë të vështirë të qëndrojnë pushim dhe po stërviten ashtu siç munden.
E njëjta gjë ndodh edhe me arbitrat. Koronavirusi ka mbërritur edhe në Tanzani, vend që ka një anësor të njohur nga FIFA. Quhet Frank Komba dhe është një profesionist i vërtetë. Stërvitjen nuk e ka ndalur, edhe pse ndodhet i izoluar në shtëpi.
Arbitri anësor afrikan vazhdon të përgatitet dhe simulon aksione të lojtarëve në trurin e tij. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, që është bërë virale në rrjetet sociale. /abcnews.al

