Viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Evropë, humb jetën 12-vjeçarja nga Belgjika

schedule16:17 - 31 Mars, 2020

schedule 16:17 - 31 Mars, 2020

Një vajzë 12-vjeçare, e cila ndërroi dje të hënën në Bruksel, është bërë viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Evropë.

Disa ditë më parë, mediat raportuan gjithashtu për rastin e një 16-vjeçar i cili ndërroi jetë në Francë dhe më pas edhe një 14-vjeçar nga Portugalia. Të dy adoleshentët e humbën jetën nga koronavirusi, shkruan abcnews.al

Mjekët thonë shpesh që fëmijët nuk janë shumë të rrezikuar nga Covid-19, por gjithsesi duket se askush nuk është “imun” ndaj këtij virusi.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kërkuar që situata të merret seriozisht pasi “koronavirusi ësdhtë një sëmundje serioze.”

“Koronavirusi është një sëmundje serioze. Edhe pse provat që ne kemi sygjerojnë se personat mbi 60 vjeç janë më të rrezikuarit, të rinj, përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur,” ka deklaruar Ghebreyesus.

Dhe Maria Van Kerkhove, menaxherja e programit dhe urgjencave të OBSH-së, shpjegoi se “ajo që dimë deri më tani është se fëmijët preken nga infeksioni, dhe madje edhe nëse ata zhvillojnë forma më të buta të sëmundjes, ne kemi parë që të humbin jetën. Kjo është arsyeja pse duhet t’i mbroni ata në çdo rast si një kategori e ndjeshme.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!