Një 12 vjeçare është viktima më e re në Evropë që ka humbur jetën nga koronavirusi.
Vajza adoleshente ka ndërruar jetë në një spital në Belgjikë, duke u bërë dhe një ndër viktimat më të reja në botë që humb jetën nga COVID 19.
Sot na duhet të bëjmë një njoftim të vështirë. Bëhet fjalë për një vajzë. Gjendja e saj u përkeqësua tre ditë pas shtrimit”, tha mjeku virolog Steven Van Gucht duke njoftuar vdekjen e 12 vjeçares.
Vdekja e saj vjen pas asaj të një djali 14-vjeçar që humbi jetën të dielën në mëngjes pasi u diagnostikua me Covid-19 pranë Porto në Portugali.
Ndërsa të mërkurën e kaluar një vajzë 16-vjeçare vdiq në një spital për fëmijë në Paris, ku po kurohej për koronavirus, ndërkohë në viktima më e re në Birtani është një 18 vjeçar./abcnews.al