Financat nuk janë problem për Manchester United dhe klubi anglez do të realizojë disa përforcime në merkaton e verës. Objektivi i madh quhet Jadon Sancho, ylli i Borussia Dortmund, dhe akordi final është afër.
20-vjeçari anglez po zhvillonte një sezon fantastik me verdhezinjtë dhe është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 14 gola të shënuar dhe 15 asiste të dhuruara në Bundesligë. Karrierën pritet ta vijojë në Premier League.
Manchester United, Liverpool dhe Chelsea po garojnë fort për shërbimet e anësorit ofensiv. Mediat angleze shohin si favorit “Djajtë e Kuq”, që kanë përgatitur një ofertë prej 130 milion eurosh për Dortmund. Një shumë e parefuzueshme për klubin gjerman, teksa do të jetë pothuajse e pamundur që Liverpool apo Chelsea të bëjën një ofertë më të madhe se kjo e United. /abcnews.al