Shtatë punonjësit e Urgjencës në Pukë kanë rezultuar negativ për koronavirus, pasi u karantinuan më parë.
Bashkia e Pukës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se fatmirësisht personeli mjekësor ka rezultuar negativ nga COVID 19.
Postimi i plotë:
Njoftimi i bashkisë Pukë:
Mirmengjes me këtë lajm fantastik???
Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.
Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.
?Faleminderit ZOT!
Bashkë mund t’ja dalim!/abcnews.al