“Unë di vetëm të them një gjë…”, Di Maio mesazh shqiptarëve: Shqipëria ka treguar sot se ka një zemër të madhe!

schedule22:22 - 28 Mars, 2020

schedule 22:22 - 28 Mars, 2020

Ministri i jashtëm Italian Luigi Di Maio përmes një statusi në rrjetet sociale ka postuar disa foto të stafit mjekësor të përbërë nga shqiptarë të cilët do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën ndaj koronavirusit në Itali.

Di Maio me anë të këtij mesazhi ka falenderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për këtë ndihmë nga Shqipëria në këtë dhimbje e vuajtje që ka goditur Italinë.

Di Maio shkruan se Shqipëria ka treguar sot se ka një zemër të madhe dhe se Italia nuk do ti lërë kurrë vetëm.

“Solidariteti me Italinë nuk ka kufij dhe Shqipëria ka treguar sot se ka një zemër të madhe. Një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh ka mbërritur në aeroportin e Fiumicinos të cilët do të shkojnë në Lombardi nesër, në zemër të kësaj emergjence për të mbështetur mjekët tanë, infermierët tanë dhe punonjësit tanë të shëndetësisë. Pak përforcim për të mbështetur gratë dhe burrat tanë në këtë llogore prej disa javësh.

Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeverinë dhe gjithë popullin shqiptar për mbështetjen e tyre përkundër urgjencës që preku edhe ata.

Për qytetarët italianë, për ata që janë duke punuar dhe që po përballen me këtë emergjencë në terren, unë di vetëm të them një gjë: Ne nuk do të ju lëmë vetëm. Kurrë!./abcnews.al