Taulant Xhaka mbush sot 29 vjeç. Mesfushori kuqezi ka bërë shumë ndeshje të mira për Shqipërinë gjatë karrierës së tij, por ajo sfidë nga Izraelit, ku shënoi dhe golin e vetëm të sfidës, do të mbetet gjatë në memorien e tij.
Ndoshta goli më i bukur në karrierën e Xhakës, me mesfushorin shqiptar që nuk njihet për golat e tij, por për luftën e ashpër sportive. Në këtë ditë të shënuar të mesfushorit kuqezi, faqja zyrtare e UEFA Euro 2020 e ka publikuar golin e Taulant Xhakës, ndoshta si “dhuratë” për ditëlindje. Një supergol!/abcnews.al

