Bajram Jashanica e përsërit: Ishte pakujdesi, rrezikova karrierën

schedule14:58 - 28 Mars, 2020

schedule 14:58 - 28 Mars, 2020

Bajram Jashanica, për dy vite qëndroi larg fushave të blerta. Një pakujdesi bëri që ai të dilte pozitiv me doping pas ndeshjes kundër Young Boys. Ajo periudhë ka kaluar dhe qendërmbrojtësi nuk dëshiron ta kthejë kokën prapa.

“E kam thënë shumë herë se kjo ishte periudha më e errët e karrierës time. I lutem Zotit mos t’i ndodhë ndonjë futbollisti siç më ka ndodhur mua, nga pakujdesia, që më kushtoi karrierën në futboll. Tani për tani nuk dua as të mendoj, sepse jam duke shikuar vetëm përpara”, është shprehur Jashanica në intervistën e dhënë për “Gazeta Olle”.

Tani ai po stërvitet në shtëpi dhe i vjen keq që kampionati u ndal në një moment që ai po kalonte një formë të mirë. “I nisa mjaft mirë ndeshjet në kampionat, por fati i keq ishte pezullimi i ndeshjeve për shkak të këtij virusi. Pres që kjo situatë të kalojë sa më parë.

Tani për tani jam duke stërvitur në kushte shtëpie, me ato mundësi që kam për ta mbajtur formën në nivel”, tha Jashanica, i cili foli edhe për Kosovën, që sipas tij do e kalojë Maqedoninë e Veriut dhe shpreh gatishmërinë e tij në çdo moment për përfaqësuesen dardane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!