Bayern nis ofensivën për Sane, propozim intrigues për City dhe Guardiolën

schedule14:34 - 27 Mars, 2020

schedule 14:34 - 27 Mars, 2020

Bayern Munchen nuk heq dorë nga Leroy Sane. Kampionët e Gjermanisë kanë gati dy vite që po tentojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit të Manchester City. 24-vjeçari ka qenë i pafat këtë sezon, u dëmtua rëndë në verë dhe nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Kjo gjë frenoi blerjen nga ana e Bayern, që tani ka një propozim interesant për “Cityzens”. The Sun raporton se drejtuesit e klubit bavarez i kanë propozuar Manchester City një shkëmbim: Sane në Mynih dhe David Alaba në Premier League.

Diçka për të cilën Pep Guardiola është dakord. Trajneri spanjoll e njeh mirë austriakun dhe e vlerëson shumë atë. Problem mbetet dëshira e vetë Alaba, i cili preferon më shumë një transferim në Spanjë te Barcelona ose Real Madrid. /abcnews.al

 

Alaba dhe Sane, gjatë një ndeshje Austri-Gjermnai

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!