Në një lidhje me gazetarin Endri Xhafo, ishte Nezir Kraki, pedagog në universitetin “Paris Est Creteil” për të folur për pandeminë e Covid-19 dhe si po përballohet në Francë, por jo vetëm.
Pedagogu mes të tjerash ka thënë se mjekësia franceze është e avancuar në shkencë, por në spitale nuk ka infrastrukturë.
Kraki ka shtuar se Franca dhe vendet e tjera të BE e neglizhuan koronavirusin, duke menduar se nuk do të dilte nga Azia. Sipas tij, pas kapërcimit të kësaj krize shumë ligje do të ndryshojnë.
Pjesë nga intervista:
Endri Xhafo: Ajo që pamë nga Franca është se mjekë të ndryshëm kanë dalë dhe janë ankuar. Ka pasur nga ata që ia kanë thënë kryeministri, që në lindje të Francës ka një numër të madh të prekurish dhe kushtet nuk janë ato që priteshin në një vend si Franca?
Nezir Kraki: Është e vërtetë disa muaj para shfaqjes së virusit, spitalet kanë qenë në grevë për mungesnë e aparaturave moderne
Endri Xhafo: Madje në spitalin Strasburgut kanë filluar ta bëjnë me imazheri.
Nezir Kraki: 58 pacientë francezë janë eksportuar nga rajoni i Straburgut. Tani e kuptuam që Franca kishte vetëm 5 mijë shtretër me respiratorë dhe Gjermania 25 mijë. Franca çalon, e ka mjekësinë shumë të avancuar si shkencë, por infrastrukturën e ka demode.
Endri Xhafo: A është detajuar plani 300 miliard euro i Macron që tha “shteti do të paguajë”?
Nezir Kraki: Ajo që është detajuar janë 45 miliard të cilët do të injektohen për shpëtimin me urgjencë të vendeve të punës, që janë prekur nga ndërprerja e punës. 300 miliardët do mobilizohen gjatë vitit si lehtësime për firmat, ulja e taksave,m shtyrja e tatimeve. Ajo shumë nuk është e saktë me siguri, ndoshta do të shkojë në 500.
Endri Xhafo: Ajo që u vu re nga mënyra si u menaxhua jo vetëm në Francë por kishte një mungesë gatishmërie. Pse kjo? Politika e strucit kam lexuar në shtypin francez.
Nezir Kraki: Të gjitha kanë qenë, edhe KE edhe kancelaria edhe në Franca, qeveria e ka pranuar nje pjesë të fajit sepse e kanë neglizhuar. Menduan se ai virus do të qëndronte vetëm në Azi. Kur e kuptuan ishte shumë vonë.
Endri Xhafo: Ka patur revoltë në Itali për pajistet, duke thënë se ne do ua blenim me para.
Nezir Kraki: Kjo vjen nga mungesa e mekanizmave, menaxhimi i një krize të tillë nuk figuron në asnjë ligj të BE. Kjo krizë do ndryshojë me dhjetëra ligje në BE dhe në vendet anëtare. /abcnews.al