VIDEO/ “Coronavirus Party”, ylli i Milanit harbohet keq në shtëpi

schedule12:20 - 26 Mars, 2020

schedule 12:20 - 26 Mars, 2020

Italia po kalon ditë të vështira dhe izolimi në shtëpi vazhdon për qytetarët. Opsioni më i mirë dhe mbrojtja më e mirë që të gjithë mund të bëjnë nga Coronavirusi është duke qëndruar në shtëpi. Sigurisht dhe futbollistët nuk bëjnë dallim nga të tjerët dhe ata kanë zgjedhur të bëjnë gjëra të ndryshme për të kaluar kohën në izolim.

Shumë prejt tyre kanë hapur sfida të ndryshme me njëri tjetrin, të cilat më pas janë bërë virale në rrjetet sociale. Diçka të tillë ka bërë dhe mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez.  Lojtari francez i cili është një nga lojtarët kyç të kuqezinjve këtë sezon, vazhdon të qëndrojë I izoluar në shtëpinë e tij në Milano.

Mbrojtësi së bashku me një mikun e tij kanë vendosur të organizojnë një party në shtëpi, duke u përshtatur dhe me situatën. Në videon e postuar në “Instagramin” e Theos, shikohet ai së bashku me shokun e tij duke improvizuar si DJ. Nuk kishin sit ë mungonin letrat higjenike, dezinfektuesit apo dhe maskat. Party në kohën e Coronavirusit. /abcnews.al