Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme se është rritur numri i të infektuarve në Shqipëri.
Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 174 raste mes tyre edhe 4 fëmijë.
4 fëmijët janë infektuar pasi kanë patur kontakte me personat e tjerë që kanë rezultuar me Covid-19.
ABC News ndodhet pranë spitalit e Pediatrisë për të vëzhguar gjithë lëvizjet.
Sic raporton gazetarja e ABC News Erneta Shevroja për sa i përket fëmijëve që kanë rezultuar pozitiv burime jozyrtare kanë informuar se dy prej këtyre fëmijëve ndodhen në banesat e tyre nën kujdesin e prindërve.
2 fëmijët e tjerë ndodhen në pediatri por theksohet se ky informacion nuk është zyrtar.
Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë pranë pediatrisë në QSUT dhe një nga hyrjet e këtij spitali është bllokuar.
Ndërkohë është mësuar se ka thirrje të panumërta në numrin e urgjencës 127./abcnews.al