Italia vijon betejën me koronavirusin, shënon 683 viktima në 24 orë

schedule18:22 - 25 Mars, 2020

schedule 18:22 - 25 Mars, 2020

Italia vijon të jetë nën kthetrat e koronavirusit, në 24 orët e fundit janë shënuar 683 viktima.

Ndërkohë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 7503 dhe atyre të infektuar në 74 386. Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se 3468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23 112 në struktura spitalore e 30 920 në kushte shtëpie.

Gjithashtu janë shëruar deri më sot janë 9362 e janë 1026 pacientë të shëruar më shumë në 24 orë.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur nga koronavirusi, deri më tani kanë humbur jetën 4474 persona dhe janë infektuar 32 346 të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!