Mbappe apo Sancho? Statistikat favorizojnë yllin anglez të Borussia Dortmund

schedule17:54 - 25 Mars, 2020

schedule 17:54 - 25 Mars, 2020

Mbappe apo Sancho? Ky po shndërrohet në debatin më të nxehtë të këtij sezoni, pasi të dy futbollistët e talentuar, konsiderohen si e ardhmja e futbollit në vitet e ardhshme. Por si Mbappe, ashtu dhe Sancho, nuk kanë ndërmend të presin dhe prej dy sezonesh tashmë, po vendosin statistika absurde.

Këtë sezon, Sancho është disi më i avantazhuar. Ylli anglez i Borussia Dortmund ka luajtur 2453 minuta, ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 17 asiste. Gjithashtu, Sancho ka qenë i suksesshëm edhe me driblime, duke kompletuar 3.05 për ndeshje.

Ndërsa Mbappe, ka luajtur 1960 minuta, ku ka shënuar plot 23 gola dhe asistuar vetëm 9 herë. 2.98 driblime për ndeshje, çka tregon se Mbappe po bëhet më shumë një sulmues rrace dhe gjahtar goli. Ndërsa Sancho, është lojtar tipik krahu../abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!