Alarmi i AI: Italia gjithnjë e më shumë raciste

schedule11:00 - 22 Shkurt, 2018

schedule 11:00 - 22 Shkurt, 2018

Sipas një raporti të fundit të Amnesty International, Italia është kthyer në një vend racist, ksenofob dhe të keq. Për të luftuar këtë fenomen është krijuar dhe një task force e cila sinjalizon lajmet e rreme në rrjetet sociale.

Në Itali ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian, vërehet më shumë tendenca për urrejtje, racizëm dhe ksenofobi. Është ky alarmi i dhënë nga një raport i Amnesty International Italia. Nëse në 2014-ën vendi krenohej me pritjen e emigrantëve aktualisht italianët jetojnë me një frikë të pajustifikuar ndaj tjetrit, jo vetëm nga emigrantët, por dhe nga komuniteti rom dhe i LGBT. Por dhe gratë dhe të varfërit.

Në raport shkruhet se një pjesë e vendit e konsideron veten të bukur, të pastër dhe italiane që nuk mund të ndajë territorin me dikë tjetër.

Gjithashtu denoncohen dhe shumë raste të nxitjes së dhunës, por dhe ekzekutimit të saj. Për të luftuar këtë fenomen, Amnesty International ka krijuar një Task Force prej disa muajsh, e cila kryesisht merret me sinjalizimin e lajmeve të rreme, deklaratave të urrejtjes dhe paragjykimeve ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë. Objektivi është rihapja e hapësirave të dialogut në rrjetet sociale, një platformë e rëndësishme që aktualisht ushqen racizmin dhe ksenofobinë në vend./abcnews.al