Një virolog australian ka konfirmuar se çdo “sipërfaqe është rrezik më vete” kur vjen puna tek koronavirusi.
Timothy Newsome, nga Universiteti i Sydney-t, specialist në infeksione, vaksina dhe virologji ka ndjekur nga afër masat shtrënguese që janë marrë në Australi për shamangien e koronavirusit.
Profesori u shpreh për FEMAIL se virusi mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve dhe për këtë arsye u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kur marrin fruta-perime nëpër markete, shkruan abcnews.al
Newsome shpjegon:
“Në duhet të mbajnë parasysh që çdo sipërfaqe mund të jetë potencialisht e kontaminuar. Dhe, si me çdo sipërfaqe, vjen edhe rreziku.”
Duke e vënë theksin tek fruta-perimet që blihen në markete, Newsome shpjegoi sesi mund të ruheni duke mos u varur vetëm tek gatimi.
“Mënyra më e mirë është që të lani frutat dhe perimet me sapun e ujë që në momentin që i sillni në shtëpi, në vend që të shpresoni se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Lajini me ujë të ngrohtë dhe sapun, njëlloj siç bëni me duart”, shtoi ai më tej. /abcnews.al/