Kur të krijohet, vaksina për koronavirusin mund të sigurojë një mbrojtje në terma afatgjatë. Të paktën kështu kanë deklaruar disa shkencëtarë së fundmi.
Duke marrë parasysh se sa herë një virusi mund të pësojë mutacion, mund të lindë nevoja që disa vaksina të përditësohen në mënyrë të rregullt. Mund të përmendim këtu vaksinat kundër gripit të cilat duhet të administrohen çdo vit.
Nga ana tjetër, vaksina të tjera, si ato kundër malarjes apo lisë, mund të të sigurojnë mbrojtje për dekada me radhë, ose mbase edhe gjatë gjithë jetës.
Peter Thielen, një biolog nga Laboratori i Fizikës së Aplikuar Johns Hopkins, është shprehur se koronavirusi pëson mutacione në një mënyrë të ngadaltë, pothuajse njësoj si malarja apo lija.
Kur virusi u shfaq fillimisht në Kinë, informacioni i siguruar nga atje u dha një dorë shkencëtarëve që të fillonin të punonin për një vaksinë të mundshme.
Thielen shpjegon:
“Duke u bazuar në shkallën e mutacionit, të dhënat e deritanishme indikojnë se mund të na duhet vetëm një vaksinë e vetme dhe jo një vaksinë që duhet të ndryshohet çdo.” /abcnews.al/