Rasti i parë me koronavirus tek Atalanta, konfirmohet infektimi i 27-vjeçarit

schedule20:22 - 24 Mars, 2020

schedule 20:22 - 24 Mars, 2020

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus tek Atalanta. Ai është Marco Sportiello, portieri i skuadrës italiane. Lajmi i keq është konfirmuar nga klubi nga Bergamos, aty ku është vala e kësaj pandemie.

Ju njoftojmë se autoritetet lokale shëndetësore na kanë komunikuar infektimin me COVID-19 të futbollistit Marco Sportiello. Portieri është aktualisht pa simptoma. Karantina po qëndrojnë Sportiello dhe të gjithë lojtarët e tjerë, do të marrë fund në 27 mars”, lexohet në deklaratën e zikaltërve.

Në këtë skuadër luan edhe Berat Djimsiti, mbrojtësi i kombëtares kuqezi, i cili do të izolohet këto ditë njësoj si pjesa tjetër e Atalantës. /abcnews.al