Italia vijon të jetë nën “kthetrat” e koronavirusit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 të vdekur, duke e çuar në total numrin e viktimave në 6820.
Ndërkohë gjatë këtyre orëve janë infektuar 5249 persona më shumë duke e çuar numrin në 69 176.
Sipas mediave italiane 3396 pacientë po kurohen në repartet e terapisë intensive e regjistrojnë 192 pacientë më shumë gjatë 24 orëve në gjendje kritike për shërbime. Ndërsa bëhet me dije se në struktura spitalore po kurohen 21 937 pacientë e 28 697 në qytet shtëpie.
Rajoni i Lombardisë ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 402 viktima më shumë. Numri i të infektuarve në këtë rajon është 30 703 e numrit të viktimave 4178.
Italia është vendi i parë në botë tashmë që është më i prekuri për numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID 19./abcnews.al