“ABC News” në tregun e fruta-perimeve të Kamzës, tregtarët ankohen se kanë rënë shtitjet

schedule14:12 - 24 Mars, 2020

schedule 14:12 - 24 Mars, 2020

Tregtarët e fruta-perimeve në Kamzë thonë se situata e koronvirusit ka ndikur negativisht në blerjet nga ana e qytetarëve. Ata nga ana tjetër pretendojnë se tregtarët e shumicës kanë rritur çmimet për ta. Për “ABC News” ka folur dhe kryeinskeptori i Policisë Bashkiake Kamzës, Faik Basha mbi disiplinimin e qytetarëve për të ruajtur distancën.

Tregtarët shprehen se situata ndryshon dita ditës dhe se kur ka ditë pushimi shitjet ndryshojnë. Ndërkohë në krahasim me situatën e mëparshme ata shprehen se ka ndryshime pasi ka shumë më pak shitje dhe çmimet janë në rritje.

“Ky është një virus nga i cili duhet të kesh frikë. Në disa raste ka edhe rritje çmimesh”, u shpreh një tregtare.

Ndërsa qytetarët thanë për gazetaren Erneta Shevroja tha se çmimet duket të shtrenjta dhe se nuk kanë shumë cilësi.

“Policia Bashkiake është përqëndruar tek të gjitha pikat ku ka grumbullime të qytetarëve të cilat dalin për të kryer shërbimet. Janë marrë të gjitha masat. Qytetarët po ndërgjegjësohen që të marrin masat të mos dalin në grupe. Në krahasim me ditët e para ka filluar një ndërgjegjësim shumë më i madh”, Faik Basha kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Kamzës./abcnews.al