Infermierja rezultoi poztive për koronavirusin, mbyllet qendra shëndetësore në Lezhë

schedule12:27 - 24 Mars, 2020

schedule 12:27 - 24 Mars, 2020

Qendra shëndetësore në qytetin e Lezhës pas dezinfektimit është mbyllur. Mbyllja vjen pasi një infermiere e pediatrisë ka rezultuar pozitive për Covid-19.

Pas dezinfektimit, është bërë edhe mbyllja e qendrës. Personeli mjekësor kishte pasur kontakte të vazhdueshme me inferemieren që u infektua me koronavirusin.

Stafeve mjekesore u ështe kërkuar të largohen për në shtëpi deri në një njoftim të dytë. Nuk behet e ditur nese ka të tjerë personel mjekesor që duhet të qendrojnë në vetë-karantinim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!