Në Bjellorusi, futbolli vazhdon të luhet, pa u marrë asnjë masë parandaluese për Koronavirusin. Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku luajnë në kampionatin bjellorus të futbollit, me këtë të fundit që ka shpërthyer. Sulmuesi shqiptar i Shakhtyor Soligorsk tha për mediat vendase: “Nuk kuptoj si mund të luhet duke parë se çfarë po ndodh në Europë dhe epideminë! A janë mirë këta në Bjellorusi?
Si mund të luhet, madje edhe me dyer të hapura, pa kufizime dhe asgjë. Kam shumë frikë të zbres në fushë dhe kam merak për familjen time. Këta janë të qetë dhe menefregistë dhe nuk e kuptoj dot pse nuk ndalet gjithçka. Madje, sapo nisëm sezonin.
Ne lojtarët e huaj jemi të frikësuar, kemi familjet larg, ndërsa vendasit janë shumë OK! Madje, këtu as shkollat nuk i kanë mbyllur ende”, tha Llullaku./abcnews.al


