Shqipëria ndodhet nën masat drastike, që qeveria ka ndërmarrë, për të ndaluar përhapjen e virusit Covid-19. Prej disa ditësh, qytetarët lejohet të lëvizin vetëm në orare të përcaktuara, ndërkohë që prej të shtunës, të gjithë do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, deri mëngjesin e së hënës.
Pjesa më e madhe e qytetarëve janë ndërgjegjësuar duke u bindur ndaj urdhrave të dhëna, por ka patur edhe nga ata që e kanë të pamundur të qëndrojnë në shtëpi.
Siç shihet në këtë video të siguruar nga ABC News, qytetarë të ndryshëm kanë thyer rregullat e qëndrimit të detyruar, në shtëpitë e tyre.
Për shkak të papërgjegjshmërisë apo të nevojës për të dalë nga izolimi, ata mundohen ti fshihen patrullave të policisë për të evituar që të pikasen por nuk i kanë shpëtuar “syrit” të kamerave./abcnews.al