Ende nuk dihet fati i Seria A. Coronavirusi që tashmë ka gjunjëzur Italinë dhe ka marrë 4800 jetë, duke e kthyer vendin fqinj në shtetin me më shumë vdekje në botë. Mesfushori i Romës, Javier Pastore, është shumë pesimist për mbylljen e këtij sezoni dhe thekson se parësor është shëndeti.
“Të jem i sinqertë, më duket e pamundur për ta përfunduar sezonin. Do na duhen të paktën 20-30 ditë stërvitje për të qenë gati. Të gjithë klubet do të humbasin para, por nuk mund të rifillojmë aty ku e lamë, sikur nuk ndodhi asgjë”, deklaron argjentinasi.
“Ne nuk mund të stërvitemi të gjithë bashkë, për shkak të masave parandaluese të virusit, por klubi na ka mundësuar të gjithë pajisjet e nevojshme në shtëpitë tona. Po stërvitemi çdo ditë, por situata realisht është e vështirë. Vetëm farmacitë dhe marketet janë hapur, ndërsa ushtria ka zbarkuar në rrugët e qytetit”, mbyll Pastore. /abcnews.al