Gjermania ka pezulluar kampionatet e futbollit deri në 3 prill dhe po lufton kundër koronavirusit. Rinisja e stërvitjeve nga skuadrat është një nga tema e momentit dhe Leipzig nuk ka humbur kohë.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur që djemtë e Nagelsmann të nisin përgatitjet dhe kështu ka ndodhur. Seancë e veçantë, ndërsa janë marrë disa masa mbrojtëse. L’Equipe raporton se skuadra gjermane është ndarë në tre fusha të ndryshme.
Trajneri ka udhëzuar lojtarët të mos kenë kontakte me njëri-tjetrin dhe stërvitja ndryshe është bazuar në gjuajtje në portë, driblime dhe vrapime. Gjithçka është mbyllur pas një ore lojë dhe lojtarët janë nisur në shtëpitë e tyre për të bërë dush, diçka e palejuar në dhomat e zhveshjes gjatë kësaj periudhe. /abcnews.al