Solidarizimi i yllit të Crystal Palace, hap apartamentet e tij për mjekët

schedule21:34 - 20 Mars, 2020

schedule 21:34 - 20 Mars, 2020

Shumë persona kanë mundësi për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit me gjestet e tyre të solidaritetit. Në Angli po tentojnë për të ndihmuar sa më shumë mjekët dhe infermierët, të cilët janë në rresht të parë në këtë betejë botërore.

I fundit që ka kryer një veprim fantastik është Wilfried Zaha. Sulmuesi i Crystal Palace është bashkëpronar i një kompanie të pasurive të patundshme dhe ka ofruar akomodim falas për ata që po luftojnë pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

27-vjeçari afrikan ka hapur dyert e apartamenteve të tij, duke i vënë në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve të ndryshëm. Zaha ka publikuar në rrjetet sociale nisëm e tij, një gjest që është mirëpritur nga tifozët e shumtë të Palace dhe jo vetëm. /abcnews.al