Milot Rashica ka shkëlqyer këtë sezon me Werder Bremen, duke shënuar shatë gola dhe asistuar katër herë. Sulmuesi dardan është një nga më të mirët te skuadra e tij dhe në Gjermani emri i tij është lidhur me skuadra si Bayern Munchen, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.
Gjithashtu në skenë ka dalë edhe Liverpool, por situata e krijuar nga Coronavirusi ka bërë që të rrezikohet transferimi i tij në verë. Raportohet se Rashica ka një klauzolë që kap shifrën e 38 milion eurove dhe në kushtet ku klubet po pësojnë humbje financiare, duke e vështirë që të paguhet një shifër e tillë për sulmuesin.
Në njëfarë mënyrë diçka të tillë e pranon edhe menaxheri i Rashicës, i mirënjohuri Altin Lala. Ai ka dhënë një intervistë për Weser-Kurier dhe është shprehur kështu: “Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Çështja kryesore është kur do të nisë dhe të përfundojë ky sezon. Klubet po humbin shumë në aspektin financiar, si çdo kompani tjetër.
Është një situatë e çuditshme, drastike. Asnjë marrëveshje nuk mund të bëhet tani. Duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai po stërvitet sa po mundet tani dhe zbaton udhëzimet e dhëna. Për momentin askush nuk mund të bëjë më shumë”. /abcnews.al