Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero këshillon qytetarët të mos ngatërrojnë vështirësinë në frymëmarrje, që është simptomë e koronavirusit, me pengesën në frymëmarrje.
Pipero tha se në këtë periudhë qarkullojnë edhe sëmundje të tjera respiratore që nuk duhen ngatërruar me Covid-19.
Ai shtoi se mjekët e konsiderojnë vështirësi në frymëmarrje kur një pacient merr frymë mbi 30 herë në minutë.
“Vështirësia në frymëmarrje me pengesën në frymëmarrje janë të ndryshme. Po ndaj me ju edhe një sekret mjekësor: Veshtiresia ne frymemarrje 30 në minutë, Normalisht kemi 18-24 frymëmarrje në minutë”, tha Pipero në “Opinion”.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij edhe mjeku Pipero u ka bërë thirrje shqiptarëve që të rrinë në shtëpi.
“Epidemia ka formën e ajsbergut, majën i shohim akoma, ne mund të evidentojmë ata persona që kanë ankesa apo kanë kontakt me të infektuarit. Numri i të infektuarve mendoj se është më i madh. Të paktën 10 herë më i madh, pra duhet të kemi 650 të infektuar, pavarësisht se ata mund të mos kenë asnjë shenjë. Por në rast se ata nuk zbatojnë këshillat dhe urdhrat e izolimit, janë burim infektimi për të tjerët. Ndaj u lutemi që të rrinë në shtëpi”, vijoi ai.
/abcnews.al

