Evropa “vatra më e nxehtë” e koronavirusit: Spanja shteti i dytë më i prekur, më shumë se 17 000 të infektuar

schedule17:08 - 19 Mars, 2020

schedule 17:08 - 19 Mars, 2020

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po rritet me ritme shqetësuese edhe në Spanjë. Deri më tani vendi ndodhet e katërta në radhë në rang global sa i përket numrit të të infektuarve dhe atë të viktimave.

Deri më tani, vendi numëron 17,395 persona të infektuar dhe 803 viktima. Vetëm brenda një dite, vendi ka regjistruar 2,626 raste të reja dhe 165 vdekje, shkruan abcnews.al

Spanja bëhet kështu, shteti i dytë në Evropë më i prekur nga koronavirusi ndërsa vendin e parë vazhdon që ta mbajë Italia. I gjithë vendi tashmë është i izoluar ndërsa qeveria përpiqet që të ndalojë përhapjen më tej të sëmundjes.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e ka quajtur virusin “ një sëmundje mizore” që po paralizon nevojën e njerëzve për socializim. Nga ana tjetër, të mërkurën, si Italia ashtu edhe Franca regjistruan numrin më të madhe të vdekjeve si pasojë e koronavirusit brenda një dite. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!