Arsenal ishte futur në karantinë, pasi trajneri Mikel Arteta doli pozitiv me COVID-19. Ishte e pritshme që nga “Topçinjtë” të kishte të prekur, për shkak se më parë e kishte pësuar presidenti i Olympiacos, Evangelos Marinakis.
Arsenali ishte përballur me grekët dhe virusi i ri ishte përhapur. Gjithsesi tani ka lajme të mira dhe trajneri i londinezëve ia ka hedhur, pasi në testin e fundit që ka bërë, ka dalë negativ.
“Tani jam pastruar, testi për Coronavirusin ka dalë negativ. Faleminderit Zot. Faleminderit të gjithë juve që u lutët për mua”, shkruan trajneri i Arsenal në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al