Seria A është pezulluar për momentin dhe nuk dihet nëse ky sezon do të mbyllet. Në mediat italiane flitet se kampionati do të rifillojë në maj dhe do të përfundojë në 30 qershor, por mbrojtësi i Romës, Aleksandar Kolarov, është shumë pesimist dhe mendon se është e pamundur që kjo të ndodhë.
“Sinqerisht nuk e di se si mund të rinisim në maj dhe në 30 qershor të përfundojmë kampionatin. Nuk jam shumë optimist, edhe pse dua me shpirt që të ndodhë.
Futbolli nuk është prioritet për momentin. Ne duam që të rikthehemi në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaron serbi i skuadrës italiane.
Ndërkohë situata në Itali vazhdon të përkeqësohet dhe ende nuk ka shenja pozitive. Përpos masave të marra nga qeveria, vendi po kalon një krizë të vërtetë dhe nuk dihet se kur ky makth do të përfundojë. /abcnews.al