Igli Tare i ka dhënë shumë lojtarëve shqiptarë të japin kotributin e tyre për Lazion gjatë këtyre viteve që mban rolin e drejtorit sportive, qoftë me skuadrën e parë, ashtu edhe me moshat e klubit kryeqytetas.
Njëri prej tyre është Dean Liço, 20-vjeçari nga Korça. Liço luan në rolin e mesfushorit edhe është pjesë e Lazios U19 prej verës së kaluar. Tare ka vendosur ta strehojë në shtëpinë e tij lojtarin sipas raportimeve të Sporti sipas Bakut.
Një gjest fantastik i drejtorit vlonjat, i cili tregon anën e tij humane dhe njerëzore. Situata në Itali është shumë e keqe dhe të gjithë janë mbyllur në shtëpi prej koronavirusit. Përtej kësaj, shifrat janë të frikshme dhe vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën 475 persona. /abcnews.al
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2549312848679894&id=1566800563597799