Merkato e verës, pritet të jetë afati i fundit ku do të vendoset e ardhmja e Coutinhos. Fantazisti brazilian është mes një udhëkryqi, pasi kartonin e tij e ka Barcelona, ndërsa po luan për Bayern, që ka dhe të drejtën për të blerë kartonin e tij.
Për më tepër, ka dhe skuadra të tjera të interesuara por Coutinhon, që do të ketë një zgjedhje të vështirë për të bërë në verë. Ekipi më i fundit i interesuar për firmën e fantazistit brazilian, është Chelsea. Blutë e Londrës i kanë kërkuar një çmim Barcelonës dhe përgjigja nuk është vonuar.
Plot 84 milion sterlina kërkojnë katalanasit për Coutinhon, ofertë që ka lëkundur jo pak Blutë e Frank Lampard. Mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të barazojë këtë shumë të kërkuar, ose nëse do të gjendet një akord mes dy palëve./abcnews.al
Chelsea have a strong interest in signing Philippe Coutinho, according to SPORT ?
Barcelona are said to be asking for at least £84 million for the Brazilian ? pic.twitter.com/p4OLxa1G4q
— Goal (@goal) March 18, 2020