Bukuroshja italiane, Diletta Leotta, është bërë shumë e njohur në shtetin fqinj, pasi prej disa kohësh, po mbulon kampionatin e Serie A. Gazetarja seksi është shumë e ndjekur dhe në rrjetet sociale, aty ku nuk ngurron asnjëherë të “provokojë” fansat e saj me foto nga më të nxehtat.
Leotta jeton në Milano dhe si shumica e popullatës, është në karantinë prej disa ditësh. Edhe pse në shtëpi, Leotta vazhdon punën e saj si gazetare sportive dhe foto të saj duke punuar, janë postuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, normalisht, me veshje dhe poza provokuese.
Karantina duket se po i shijon bukuroshes italiane, që vazhdon të punojë dhe të jetë aktive në rrjetet sociale. Leotta është një nga femrat më seksi në botë dhe suksesi i saj, është me të vërtetë i madh vitet e fundit./abcnews.al