“Në SHBA është krizë për maska”, mjeku flet nga Çikago: Situata në Shqipëri dhe ku gaboi Italia

schedule14:14 - 18 Mars, 2020

schedule 14:14 - 18 Mars, 2020

Koronavirusi është kthyer tashmë në një rrezik serioz për botën. Për të folur për këtë situatë ishte në një lidhje telefonike nga Çikago, mjeku shqiptar Mario Ademaj.

Mjeku tha mes të tjerash se edhe në SHBA ka një krizë për maska dhe pajisje të tjera. Sakaq, Ademaj u shpreh optimist se pavarësisht sistemit të dobët shëndetësor në Shqipëri kjo situatë mund të kalohet duke zbatuar rregullat dhe ndjekur këshillat e mjekëve.

Sa i takon Italisë, sipas mjekut situata doli jashtë kontrollit, pasi duhet të ishte futur më herët vendi në karantinë, njësoj siç veproi Kina dhe Koreja e Jugut.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Si është situata në klinikën ku ju punoni?

Mjeku: Po përgatitemi sepse nuk duam që të arrijmë në situatën që është Italia. Çdo ditë është bërë dyfish numri i të prekurve. Meraku jonë është se po na harxhohen pajisjet. Por qeveria po bën marrëveshje për të prodhuar më shumë pajisje. Në Shqipëri e di që është një sistem delikat.

Gazetarja: Sa i përket situatës së tamponëve, OBSH ka bërë thirrje që të bëhen testet për të gjithë personat…

Mjeku: Në klinikën time dhe në shumë vende në Amerikë protokolli është shumë strikt. Për momentin tetsi bëhet vetëm për ata që kanë rrisk për virusin dhe ata që kanë siptoma. Numri i testeve është shumë i ulët. Unë besoj që numri aktual mund të jetë gati 10 fish se atyre që janë konfirmuar deri tani.

Gazetarja: Në klinikën ku ju punoni, nga të shtrautit a ka ndonjë shqiptar?

Mjeku: Deri tani nuk ka asnjë shqiptar. Lexova një gazetë që thoshte se kishte ardhur një nga Shqipëria. Nuk jam shumë i sigurtë dhe nuk mund ta konfimoj këtë. Por për momentin nuk ka asnjë shqiptar të shtruar apo të infektuar.

Gazetarja: Edhe në facebook ju herë pas herë publikoni video me apele dhe jeni shprehur se dëshironi ti vini në ndihmë edhe stafit shqiptar, në çfarë mënyre?

Mjeku: Gjysma e luftës është nga ana e mjekësisë dhe gjysma nga ana e publikut. Mbështeja ime është për të informjar publikun. Sepse po qarkullon shumë informacion fals dhe po i vë njerëzit në panik. Para ca ditësh doli një lajm për ibuprofenin. Si komuniet do fillojmë ta mbështesin, pasi dhe pacientët këtu në Amerikë po krijojnë shenja që i përkeqëson më shumë.

Gazetarja: Një pacient i konfirmuar atje te ju si kurohet?

Mjeku: Për momentin nuk ka ndonjë kurë, por për fat të mirë janë disa ilace kundra virusit që po studiohen. 80% do të kenë siptoma të dobëta, këta mund të trajtohen edhe në shtëpi. Pastaj 19% që kanë probleme, qëllimi ynë si mjek është që të mbështesim imunitetin. Në Itali një nga problemet është që mjekët nuk kanë mjete atje për të mbështetur të infektuarit

Gazetarja: Sipas jush ku gabuan italianët?

Mjeku: Janë shumë aspekte të ndryshme. Italianët janë popullsi e vjetër dhe i vë në rrisk. Mund të kishin bërë atë që bëri Koreja e Jugut, ta vendosnin vendin në karantinë.

Gazetarja: Mosha mesatare e të prekurve sa është në SHBA?

Mjeku: Një fakt, çdo njeri mundet të preket, por për fat të mirë fëmijët dhe gratë shtatzëna janë më të mbrojturit nga komplikacionet. Shumë njerëz që e kanë virusin nuk tregojnë sepse nuk kanë siptoma.

Gazetarja: Dua një apel nga ju për shqiptarët?

Mjeku: Këshilla më e rëndësishme është që të zbatoni ligjin. Duhet të jeni optimist, nuk është hera e parë që luftojmë një virus. Të jeni optimist dhe të mos përhapni panik duke shpërndarë informacione fallo. Do e kalojmë këtë situatë, duhet të kemi qetësi. Por jeni optimist sepse jeni në dorë të mirë. Është e vërtetë që sistemi i Shëndetësisë është shumë i dobët, por nga ana tjetër unë kam shumë besim sepse jeni në dorë të mirë. Ndiqni rregullat cfarë ju thotë mjeku dhe infermieri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!