Banorët e zonave të thella mbeten pa ushqime në Librazhd, lëvizin me kuaj

schedule13:28 - 18 Mars, 2020

schedule 13:28 - 18 Mars, 2020

Masat shtërnguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë kufiziuar lëvizjet e tregëtarëve dhe qytetarëve. Furnizimi me ushqime po vështirësohet për banorët e zonave të thella të vendit. Sami Murraçi është nga fshati Arrëz dhe për të siguruar ushqime dhe ilaçe ka ecur mbi kalë 3 orë për të mbërritur në Librazhd.

“I kemi fëmijët sëmurë u detyruam të merrnim makinë time, mushkën. S’kemi me çtë lëvizim. Kam fëmijët e sëmurë me kollë me temperaturë nuk i sjell dot në spital kam frikë”, thotë ai.

Ai është i varfër dhe tregon se e ndihmojnë miqtë të marrë ushqime pa para.

Samiu tregon se në vështirësi janë dhe banorët e tjerë të fshatit të tij. Njësitë administrative është e qartë se nuk kanë hartuar asnjë plan për të ndihmuar për banorët që janë izoluar nëpër fshatra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!