Mjeku Tritan Kalo duke iu referuar rezultatit negativ për koronavirus të pacientit të parë, i cili tashmë është duke u shëruar, është shprehur se fillimi i mbarë sipas tij shënon edhe gjysmën e punës.
Kalo shkruan se puna, profesionalizmi dhe përkushtimi, në një kohë jo të largët do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje, të cilën e konsideron të rrezikshme, por jo të pamposhtur.
“Fillimi i mbarë shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një SUKSES të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….SUKSESE edhe të mëtutjeme të gjithë Mantelbardhëve, Infermjerëve, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme…. Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS”, shkruan Kalo.