Rastet me koronavirus po shtohen në Angli dhe autoritet i kanë bërë thirrje të gjithë personave mbi 70 vjeç që të izolohen në shtëpi, të shmangin daljet jashtë dhe takimet me njerëz.
Nëse kjo situatë do vazhdojë edhe pas rifillimit të kampionateve sportive, Crystal Palace rrezikon të mbetet pa trajner sipas raportimeve të Daily Mail. Roy Hodgson, një emër i njohur i trajningut, feston 73-vjetorin e lindjes në muajin gusht.
Mosha e madhe e fut atë në zonën e kuqe, në atë të personave të rrezikuar. Të gjithë shpresojnë dhe luten që kjo situatë e pazakontë të përfundojë sa më shpejt, teksa Crystal Palace do i besojë stërvitjen dhe drejtimin zëvendës trajnerit, në momentin kur skuadra t’i rikthehet stërvitjeve. /abcnews.al