Shtyrja e EURO 2020 lë trajnerët pa punë, strategu i Danimarkës pa kontratë

schedule11:34 - 18 Mars, 2020

schedule 11:34 - 18 Mars, 2020

Trajneri i kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s për të shtyrë Europianin në vitin 2021. Kontrata e Hareide skadon në fund të korrikut dhe ishte planifikuar të drejtonte në Europian dhe të largohej.

Por, ky plan është prishur nga zhvillimet e fundit dhe duket se Hareide, nuk do të drejtojë në Europian, ashtu siç ishte planifikuar. Në fjalën e tij, strategu i Danimarkës tha: “Nuk kam pasur asnjë bisedime me Federatën Daneze të Futbollit nëse do të vazhdoj apo jo.

Federata thjesht më ka informuar vendimin e UEFA-s për të shtyrë Europianin. Kontrata ime skadon me 31 korrik 2020, kështu që do të largohem ashtu siç është planifikuar”, tha Hareide./abcnews.al