Bosat e City nuk ndalen, blejnë klubin francez për 18 milion euro

schedule10:43 - 17 Mars, 2020

schedule 10:43 - 17 Mars, 2020

Pronarët e Manchester City i shtrijnë “tentakulat” e tyre edhe në Francë, ku raportohet se ata kanë arritur marrëveshjen për blerjen e Nancy. “France Football” raporton se palët ishin në bisedime prej kohësh dhe një nga pikat ku kishin ngecur ishte ajo ku drejtuesit e klubit francez kërkonin të ruanin përqindje të kartonëve të lojtarëve të rinj, në rast se transferohen në një nga klubet që ka në pronësi “City Football Group”.

Momentalisht ky grup financiar ka në pronësi klubi si Manchester City, Neë York City, Girona, Melbourne City, Yokohama Marinos dhe Montevideo City. Marrëveshja me Nancy pritet të zyrtarizohet në orët në vijim dhe “City Football Group” thuhet se do të paguajë 12 deri në 18 milion euro.

Hapi i parë është emërimi i një trajneri të ri në krye të Nancy, që aktualisht garon në ligën e dytë në Francë. I zgjedhur është Eric Mombaerts, i cili aktualisht është në krye të Melbourne City në Australi. Francezi, gjashtë vite më parë ka drejtuar Le Havre në Ligue 1. /abcnews.al