Chelsea e ka një plan në merkaton e verës. Marcos Alonso me shumë gjasa do të largohet nga Blutë e Londrës dhe Lampard, ka piketuar dy alternativa për rolin e mbrojtësit të majtë. Objektivi kryesor i strategut të Chelseat është mbrojtësi i Leicester City, Ben Chillwell, por ky i fundit mund të rezultojë shumë i shtrenjtë.
Leicester është shndërruar në një skuadër kreu në Angli dhe nuk i lejon lojtarët të largohen për shifra modeste, çka e vërtetoi edhe në rastin e Maguire. Për Chillwell, “Dhelprat” kërkojnë plot 50 milion sterlina, shifër që ka lëkundur disi Blutë.
Kështu që, vëmendja është transferua te Marc Cucurella, mbrojtësi i Barcelonës. Mëngjarashi spanjoll duhet se nuk ka të ardhme te katalanasit dhe oferta që Chelsea ka përgatitur, 23 milion sterlina, pritet të pranohet nga drejtuesit e Barcelonës./abcnews.al