Koronavirusi “çmend” tregjet, qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të fruta-perimeve në kryeqytet

schedule15:40 - 16 Mars, 2020

schedule 15:40 - 16 Mars, 2020

Portokallët dhe limonët kanë pësuar një rritje galopante të çmimeve në tregjet e kryeqytetit, pavarësisht inspektimeve të administrates tatimore

Qytetarët shprehen se ditët e fundit një kg limon kushton 400 lekë nga 200 që ishte më parë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe portokallet të cilët janë rritur brenda pak ditëve nga 80 lekë në 120 lekë apo dhe më shumë.

“Shumë shtrenjt, 140 lekë kg i portokallit, ne jemi me pension. Çfarë të marrim më parë, turp i zotit”, shprehet një e moshuar.

Një problem tjetër që ndeshet në tregjet e fruta-perimeve janë edhe mungesa e etiketës së çmimeve tek produkti

Tregtarët tregojnë se shitjet e agrumeve ditët e fundit janë rritur shumë. Por rritja e çmimeve nuk ka ardhur si vendim i tyre, por i tregtarëve të shumicës nga të cilat ata furnizohen.

“Rritja e çmimeve ka ndikuar, nuk ka pasur as mallra dhe detyrimisht rrisin edhe çmimet”, thotë një tregtar.

Paniku nga koronavirusi ka bërë që shumë qytetarë të blejnë me shumicë produktet e ndryshme dhe nga ana tjetër ka mbyllur disa tregje të fruta-perimeve në kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!