Një trajner moshash ka humbur jetën në Spanjë prej koronavirusit. Francisco Garcia ishte vetëm 21 vjeç dhe drejtonte moshat e Atletico Portada Alta, skuadër e zonës së Malagës në pjesën jugore të vendit iberik.
I riu ka pasur probleme të tjera shëndetësore dhe infektimi me COVID-19 ka qëlluar fatal për të. Garcia ka humbur jetën dhe ky është rasti i gjashtë në Andaluzi që një person vdek prej koronavirusit.
“Ishte një djalë i fortë, i cili i dashuronte fëmijët e vegjël dhe i stërviste sikur të ishte babai i tyre. Ngushëllimet më të thella familjarëve dhe miqve. Tani çfarë do të bëjmë pa ty, Francisco?”, lexohet në komentin e klubit spanjoll. /abcnews.al