Në Angli nuk është marrë akoma një vendim për Premier League. Titulli kampion është një çështje e mbyllur dhe trofeu do të rikthehet pas 30 vitesh në klubin e Liverpool. Humori nuk mungon kurrë në ishull dhe presidenti i Crystal Palace ka hedhur propozimin e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Steve Parish ka nxjerrë se si duhet të jetë renditja e këtij sezoni në Premier League. Llogarinxjerrë se si duhet të jetë renditja e këtij sezoni në Premier League. Llogaritja? Gjithçka e bazuar në tre ndeshjet e fundit.
Crystal Palace i ka fituar tre ndeshjet e fundit në kampionat, madje pa pësuar asnjë gol, kështu që renditet në vend të parë e ndjekur nga Chelsea dhe Manchester United. Një shaka e presidentit sigurisht, teksa të shumta kanë qenë komentet e tifozëve. /abcnews.al
Finally a sensible solution https://t.co/Wi1XzzG4WR
— Steve Parish (@CEO4TAG) March 14, 2020