Ministri Klosi: 15 urdhëra për 15 ndotësit më të mëdhenj

schedule13:48 - 18 Shkurt, 2018

schedule 13:48 - 18 Shkurt, 2018

15 urdhëra për 15 ndotësit më të mëdhenj në vend. Ky është premtimi i ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë mbjeljes së pemëve sëbashku me trupën diplomatike në Tiranë, të cilës iu bashkuan ministrant Peleshi dhe Kumbaro.

Blendi Klosi: “Jemi bashkuar të tre ministrat për t’u takuar me ju, për të pasur mundësinë që të promovojmë dimensionin shqiptar dhe për të pasur mundësinë që së bashku ne të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria turistike të mos jetë vetëm një ëndërr e bukur, por ta shndërrojmë në një destinacion të vërtetë në zonën e Mesdheut”.

Nga data 23-24 Shkurt e përgjatë një muaji dikasteri i zotit Klosi do të drejtojë një operacion, me titull, si shpesh herë së fundi, në anglisht, të quajtur “Clean and Green 2020”.

Blendi Klosi: “Për të arritur këtë, ne nuk mundet që ta shndërrojmë Shqipërinë në një fuqi ekonomike në fushën e turizmit nëse nuk e kemi të shoqëruar me një sërë plane masash dhe aktivitetesh të cilat në kuadër të minisrisë, që unë drejtoj kanë të bëjnë me pastrimin dhe në një masë të madhe me gjelbërimin e Shqipërisë deri në vitin 2020 dhe pastaj me të dy kolegët, zonjën Kumbaro dhe zotin Peleshi që janë pjesë e caktuar e një strategjie të përbaskët për të shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik”.

Kreu i turizmit dhe mjedisit, paralajmëroi ndërhyrje për të ndryshuar kriteret dhe mënyrën e dhënies së lejeve për guroret, ashpërsim të ligjit dhe kontrollit pēr prodhimin dhe importin e qeseve plastike, si dhe vendosja e pikave të grumbullimit të skrapit larg qendrave të banuara. Ndalimi i futjes së makinave të vjetra në Shqipëri që pret të nisë zbatimin në Mars është një tjetër masë e kësaj qeverie./abcnews.al