Ekseprtët e shëndetit deri më tani janë ndarë në dy grupe: ata që thonë se “fuqia” e koronavirusit do të bjerë me ngritjen e temperaturave dhe ata që thonë se ngrohja e motit nuk do të ndryshojë gjë.
Si duket avokati Spartak Ngjela i qëndron mendimit të parë.
Në një postim të bërë në llogarinë e tij personale në Facebook, avokat Ngjela shkruan se shqiptarët nuk u ndodh asgjë nga epidemitë.
Siç shkruan Ngjela në postimin e tij, dielli i Adriatikut i ka mbrojtur paq në histori Ilirët, Arbërit dhe Shqiptarët dhe ditët me diell që priten në ditët në vijim duhet të priten me këngë e gëzim.
Postimi i plotë:
Asgjë nuk na ndodh ne shqiptarëve nga epidemitë, po presim diellin për 20 ditë: dielli i Adriatikut i ka mbrojtur paq në histori Ilirët, Arbërit dhe Shqiptarët… Priteni diellin me këngë, vals dhe rok nëpër shtëpitë tuaja!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10215012312613832&set=a.3310186846074&type=3&theater


