Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë me dije se mbi 1000 mijë mjek dhe infermierë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rekotrit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.
Rama tha se ky është lajm shumë i mirë dhe tregon humanizëm të shqiptarëve.
Rama deklaroi se përveç rrogës së muajit mars e në vazhdim, infermierëve do iu jepet edhe një bonos prej 1000 eurosh deri në përfundim të situatës.
Më tej Rama tha se javën që vjen e gjithë Shqipëria do i nënshtrohet vetkarantinimit si Tirana e Durrësi në këto 3 ditë.
“Po heq keq por nuk kam ku shkoj, punoj online me ministrat, flas non stop me Ogertën, lexoj çfarë shkruhet për epideminë, ndjek çfarë bëjnë kolegët nëpër botë, luaj me Zahon që më thotë laj duart, hap dritaret. Kur më kap sikleti kujtoj se sa histori të trishtuara ka kaluar mileti dhe njerëzit e kësaj bote dhe kanë mbijetuar e ja kanë dalë mbanë.
Nesër administrata është pushim, vetëburgosja vazhdon dhe do të vazhdojë më tej e dhe për të gjithë ata që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe e detyrave esenciale të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi. Do të jenë në punë normalisht sic do të jenë në punë të gjitha kompanitë që garantojnë të gjithë hallkat jetike të ekonomise së vendit.
Lajmi i bukur është se thirrjes së Ogertës tonë i janë përgjigjur 497 mjekë dhe 617 infermierë të cilët janë gati të sakrifikojnë për të shëruar plagë dhe kam mirënjohje pa fund.
Paga e marsit do të jepet me bonus prej 1000 eurosh deri në përfundimin e kësaj lufte, ky bonus do të jepet për të gjithë vullnetarët që do të jenë në këtë front në luftë me virusin.
Java do të vijojë me ngritje të numrave të të prekurve nga virusi. Kam lexuar komentet tuaja qe thoni se po i tremb po i shqetësoj dhe po jua nxij jetën me pesimizmin tim.
Nuk më lejohet të mos iu them të vërtetën sado e papëlqyeshme të jetë. Duhet ta dimë dhe ta pranojmë siç është e vërteta.
Çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim i ri, luftë me veten dhe të zakoneve tona të përditshme. Ne qeveria po punojmë me të gjitha forcat që të përgatisim çdo skenar dhe të jemi gati për çdo skenar dhe të kemi gati rrugën për kthimin në normalitet.
Të gjithë vendet po i nënshtrohen të njëjtave masave si ne por që ne i kemi marrë më parë, të gjithë po ndryshojnë qasje dhe janë kapur gafil nga virusi.
Javën tjetër e gjithë Shqipëria do të jetë siç ishte Tirana dhe Durrësi fillimisht këtë javë që kaluam. Durim durim, do ja dalim dhe do e mbajmë mend gjithë jetën këtë film horror si një eksperiencë të jashtëzakonshme që na plagosi keq por na bëri më të fortë dhe më të mirë”, deklaroi Rama./abcnews.al