Juventusi dhe Interi mendojnë për lëvizjet në merkato. Bardhezinjtë synojnë afrimin e një mbrojtësi të majtë dhe sytë i kanë hedhur në Angli. Emerson Palmieri është objektivi i bardhezinjve. Mbrojtësi 25-vjeçar i Italisë e njeh Serie A, pasi ka luajtur më parë me Romën.
Problemi për momentin është shifra për të cilën Juventusi është gati të bisedojë. Londinezët e vlerësojnë 25-30 milion euro dhe klubi italian po mundohet t’ia ulë disi çmimin. Deri në verë bardhezinjtë do mundohen ta bindin klubin e Chelsea, për ta transferuar anësorin e majtë.
INTERI – Alessandro Bastoni është një nga të rinjtë e Interit që ka pasur mundësinë të luajë këtë sezon. Qendërmbrojtësi raportohet se po shikohet me kujdes nga klube të mëdha. Para pak ditësh u raportua për nj interesim të Manchester City, ndërkohë që tani në skenë ka dalë edhe Barcelona për 20-vjeçarin.
Interi nuk e lëshon lehtë Bastonin, kurse për një tjetër lojtarë situata është tjetër. Stefano Sensi, mesfushori i cili ka pësuar disa dëmtime me zikaltrit, mund të rikthehet te Sassuolo në verë. Zikaltrit e kanë marrë në huazim me të drejt blerje dhe Gazzetta dello Sport shkruan se mesfushori do të rikthehet tek ish-ekipi i tij. /abcnews.al