Goli i Oscar Romero po bën xhiron e internetit. Mesfushori paraguaian i ka befasuar rë gjithë me atë që ka bërë, por së pari ka shtangur portierin kundërshtar. Luhej Patronato-San Lorenzo, e vlefshme për Kupën e Superligës në Argjentinë.
Skuadra e Romero ishte në epërsi dhe mesfushori ishte protagonist. Në minutën e 83-të i dha epërsinë skuadrës së San Lorenzos, kurse një minutë para fundit të kohës së rregullt realizoi perlën dhe vulosi fatet e takimit, që u mbyll me shifrat 1-3.
Romero, duke parë daljen e portierit të Patronato, nga gjysmëfusha e vet shënjestroi portën dhe e dërgoi topin drejt e në rrjetë, duke bërë që edhe komentatori argjentinas të “çmendej” në ato momente. /abcnews.al
#CopaSuperliga | ¡Viveza y calidad! Óscar Romero lo vio adelantado a Ibáñez y le pegó de atrás de mitad de cancha para clavar el tercero del Ciclón.#Patronato ? #SanLorenzo pic.twitter.com/3IpfVmLVBl
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) March 14, 2020